Shefi i NATO-s pas bisedës me presidentin polak: E rëndësishme që të vërtetohen të gjitha faktet - NACIONALE

Shefi i NATO-s pas bisedës me presidentin polak: E rëndësishme që të vërtetohen të gjitha faktet

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas një bisede të zhvilluar me presidentin polak Anrzej Duda lidhur me shpërthimet ne Poloni, ka thënë se është “e rëndësishme që të vërtetohen të gjitha faktet”.

"Unë ofrova ngushëllimet e mia për humbjen e jetës. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen," është shprehur Stoltenberg në një postim në Twitter.

Zyrtarët polakë më herët kanë konfirmuar se dy persona janë vrarë pas një shpërthimi në lagjen Hrubieszóë në Poloninë lindore. Por ndërsa autoritetet polake kanë konfirmuar një shpërthim, ata nuk kanë thënë se ai është shkaktuar nga raketat ruse.

Ndërkohë, Rusia ka mohuar përfshirjen, me ministrinë e saj të Mbrojtjes duke thënë se “nuk ka pasur sulme në objektiva pranë kufirit shtetëror ukrainas-polake”.

Lajme të ngjashme