Shefi i mbrojtjes britanike: Retorika bërthamore e Putinit është shenjë dobësie
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Tony Radakin, ka thënë se retorika bërthamore e Vladimir Putin është shqetësuese dhe thellësisht e papërgjegjshme.
Gjatë një fjalimi të mbajtur, Radakin tha se, kjo retorikë është edhe një shenjë dobësie dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të mbetet i fortë dhe i bashkuar.
"Atij (Putinit) i kanë mbetur pak opsione. Prandaj, po përdor retoriknë bërthamore. E ndërsa kjo është shqetësuese dhe thellësisht e papërgjegjshme, është një shenjë dobësie, kjo është pikërisht arsyeja pse komuniteti ndërkombëtar duhet të mbetet i fortë dhe i bashkuar”, u shpreh ai.
Kujtojmë se këtë javë edhe ministri i Mbrojtjes së Britanisë, Ben Wallace, zhvilloi një takim me homologun e tij amerikan për të diskutuar situatën në Ukrainë.
Takimi i Wallace nuk është komentuar në detaje, por një zëdhënës nga Downing Street është shprehur se, “përdorimi i armëve bërthamore do të çojë në pasoja të rënda për Putinin.”
