Shefi i kabinetit të presidentes: Dy vetura të serbëve të Kosovës u dogjën në Zubin Potok, duket se vetëm shkaku i targave RKS - NACIONALE

Shefi i kabinetit të presidentes: Dy vetura të serbëve të Kosovës u dogjën në Zubin Potok, duket se vetëm shkaku i targave RKS

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka reaguar pasi në Zubin Potok janë djegur mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës.

Sipas Velës, djegia e veturave të serbëve të Kosovës, ka ndodhur vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS

“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat RKS janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën.”- ka shkruar Vela.

Lajme të ngjashme