Shefi i FIFA-s Infantino bën homazhe te shtatorja e legjendës Fadil Vokrri
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino - i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë - ka bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrri.
Infantino është presidenti i parë i FIFA-s që e viziton Kosovën. Ai po qëndron në Prishtinë për një vizitë njëditore të premten.
Shefi i FIFA-s e vizitoi stadiumin që mban emrin e legjendës Vokrri si dhe shtatoren e tij, ku vendosi një kurorë me lule.
Infantino pritet të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti gjatë kësaj vizite njëditore.
Më vonë gjatë ditës ai do të dalë në një konferencë për media në kryeqytet.
Infantino mbërriti në Prishtinë të premten në mëngjes nga Tirana, ku krye një vizitë po ashtu të shkurtër me krerët e Shqipërisë.
Në Shqipëri ai mori pjesë në përurimin e “Shtëpisë së Futbollit”, një kompleks modern në Tiranë i financuar pikërisht edhe nga programi “Forward” i FIFA-s.