Shefi i AKI-së dhe drejtori i Policisë së Kosovës takohen me Komandantin e KFOR-it - NACIONALE

Shefi i AKI-së dhe drejtori i Policisë së Kosovës takohen me Komandantin e KFOR-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka pritur në takim shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në kampin “Film City” në Prishtinë.

KFOR përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se në këtë takim Ulutas ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes të institucioneve.

Në një nga fotografitë e KFOR, Ajeti dhe Hoxha shihen teksa nënshkruajnë, të shoqëruar nga Ulutas.

“Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş sot është takuar me Drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në Camp Film City, në Prishtinë.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme