ShBA kryen eksperimente me armë hipersonike - NACIONALE

ShBA kryen eksperimente me armë hipersonike

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pentagoni ka njoftuar se ShBA ka lëshuar me sukses një raketë për të kryer disa eksperimente me armë hipersonike.

Është bërë e ditur se raketa është nisur nga objekti i fluturimit Wallops i NASA-s në Virxhinia.

Sistemet hipersonike fluturojnë me shpejtësi shumë herë më të madhe se shpejtësia e zërit, zakonisht 3500 mph (5633 km/h) ose më shumë.

ShBA, Rusia dhe Kina janë duke zhvilluar armë hipersonike, pasi mbrojtja nga to mund të jetë e vështirë për shkak të shpejtësisë dhe aftësisë së tyre për të ndryshuar trajektoren.

Kujtojmë se, Kremlini më parë ka thënë se ka përdorur raketa hipersonike në luftën në Ukrainë.

Ndërsa, sa i përket eksperimentit të ShBA-së, bëhet e ditur se ai synon të vërtetojë aspektet e ardhshme të programit të armëve hipersonike të Amerikës.

Lajme të ngjashme