ShBA: Irani do ta furnizojë Rusinë me qindra dronë - NACIONALE

ShBA: Irani do ta furnizojë Rusinë me qindra dronë

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare Jake Sullivan dhe imazheve satelitore të marra ekskluzivisht nga CNN, një delegacion rus ka vizituar një aeroport në Iranin qendror të paktën dy herë në muajin e fundit për të ekzaminuar dronët e aftë për sulm.

"Ne po publikojmë këto imazhe të kapura në qershor që tregojnë UAV-të iraniane që delegacioni i qeverisë ruse pa atë ditë. Kjo sugjeron interesin e vazhdueshëm rus për blerjen e UAV-ve iraniane të aftë për sulm," ka thënë Sullivan, duke shtuar se vizita e qershorit "ishte hera e parë që një delegacion rus kishte vizituar këtë aeroport për një ekspozim të tillë”.

ShBA tani beson se Rusia i është drejtuar Iranit për të ndihmuar në rimbushjen e rezervave të saj të dronëve. Sidoqoftë, është ende e paqartë se sa të sofistikuar ose efektiv do të jenë ata dronë.

Kujtojmë se, sipas zyrtarëve amerikanë më parë Rusia i ishte drejtuar Kinës për ndihmë në mbështetjen e luftës së saj në Ukrainë. Por, Sullivan më pas kishte thënë se që nga fundi i majit ShBA nuk kishte parë asnjë provë se Kina i kishte ofruar ndonjë mbështetje ushtarake ose ekonomike Rusisë për pushtimin.

Lajme të ngjashme