ShBA i shpreh mbështetje Shqipërisë pas sulmeve kibernetike të Iranit - NACIONALE

ShBA i shpreh mbështetje Shqipërisë pas sulmeve kibernetike të Iranit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas reagimeve NATO-s, për sulmin kibernetik që Irani ka kryer ndaj Shqipërisë, ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë.

Kryeministri i Shqipërisë, ka pranuar një thirrje nga Këshilltari i Biden për Siguri, Jake Sullivan.

Sullivan, i ka shprehur Ramës, mbështetjen e fortë të SHBA-së lidhur me sulmin kibernetik të Iranit

Shtëpia e Bardhë në një komunikatë për media ka njoftuar se do të angazhohen për të punuar së bashku me Shqipërinë për të marrë masa për sigurinë kibernetike

“Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan foli sot me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë për të shprehur mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për aleatin tonë në NATO pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik. Ata u zotuan të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin dhe masat e sigurisë kibernetike”, thuhet në komunikatë.

Sullivan ka falënderuar Shqipërinë edhe për strehimin e afganëve si dhe diskutuan për partneritetin e vazhdueshëm për çështjet rajonale dhe globale.

“Gjithashtu, z. Sullivan shprehu vlerësimin për pritjen bujare të Shqipërisë për shtetasit afganë që janë larguar nga Afganistani, shumë prej të cilëve ndihmuan përpjekjet e SHBA-së atje. Ata diskutuan gjithashtu partneritetin tonë të vazhdueshëm për çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë NATO-n”, thuhet tutje në njoftim.

Shqipëria ka akuzuar Iranin, se ka sulmuar faqet e Qeveris së Shqipërisë, ku dhe ka urdhëruar zyrtarët iranian që të largohen nga Shqipëria.

Lajme të ngjashme