ShBA godet Rusinë me sanksione të reja për aneksimin e rajoneve të Ukrainës - NACIONALE

ShBA godet Rusinë me sanksione të reja për aneksimin e rajoneve të Ukrainës

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

ShBA-ja ka vendosur një raund të ri sanksionesh të lidhura me Rusinë ndaj qindra individëve dhe kompanive, pasi Vladimir Putin nënshkroi traktatet që aneksonin rajonet e okupuara të Ukrainës në Rusi.

Bëhet e ditur se në paketën e re të sanksioneve janë të përfshirë më shumë se 1,000 njerëz dhe firma të lidhura me pushtimin rust ë Ukrainës, duke përfshirë guvernatorin e Bankës Qendrore dhe familjet e anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Sekretarja e Thesarit Janet Yellen tha në një deklaratë:

“Ne nuk do të qëndrojmë të shohim ndërsa Putini përpiqet me mashtrim të aneksojë pjesë të Ukrainës.

Departamenti i Thesarit dhe qeveria amerikane po ndërmarrin veprime gjithëpërfshirëse sot për të dobësuar më tej kompleksin industrial ushtarak tashmë të degraduar të Rusisë dhe për të minuar aftësinë e saj për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme.”

Lajme të ngjashme