Çfarë do të thotë aneksimi rus për rajonet e Ukrainës? - NACIONALE

Çfarë do të thotë aneksimi rus për rajonet e Ukrainës?

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Presidenti rus Vladimir Putin, ka nënshkruar dekretin për aneksimin e rajoneve të pushtuara në Ukrainë, pas të ashtuquajturave referendume, të dënuara gjerësisht nga Perëndimi si mashtrime.

Pse tani?

Presidenti i Rusisë është ngritur në këmbë. Lufta e tij shtatëmujore është duke përjetuar humbje, për shkak të kundërofensivës dramatike të Ukrainës.

Duke aneksuar ato rajone, si dhe Zaporizhzhia-n dhe Kherson-in në jug, ai do të jetë në gjendje të dërgojë trupa të sapomobilizuara në front dhe të kërcënojë Perëndimin që të mos lejojë që armatimi i tij të synojë atë që ai ka vendosur të jetë territor rus.

Ky ankesim është dënuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres, si një përshkallëzim i rrezikshëm:

"Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet. Nuk mund të pajtohet me kuadrin ligjor ndërkombëtar; ai qëndron kundër gjithçkaje që duhet të mbështesë komuniteti ndërkombëtar; ai shpërfill qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara," u shpreh Guterres.

Ashtu si Krimea?

Ankesimi, duket si një kopje e asaj që bëri presidenti Putin në mars 2014, duke marrë rajonin e Krimesë nga Ukraina, duke thirrur një referendum të dënuar gjerësisht, pikërisht përmes të njëjtit proces kushtetues që kulmoi me një votim të parlamentit në mbështetje të Rusisë.

Ndryshimi është se, Krimea u pushtua me pak gjakderdhje dhe ra nën kontrollin total të Rusisë.

Ndërsa, të katër rajonet që po ankesohen tani janë ende pjesërisht në duar e Ukrainës. Së bashku përbëjnë rreth 15% të territorit sovran të Ukrainës.

Dy rajonet lindore janë mbajtur pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014, por pas shtatë muajsh lufte vetëm 60% e Donetskut mund të pretendohet nga Rusia dhe Luhansk është në qendër të një ofensive të madhe ukrainase – ku forcat ruse mund të kenë disa orë kohë nga humbja e qytetit të rëndësishëm strategjik të Lyman.

Kryeqyteti rajonal i Zaporizhzhias, edhepse në shtrirje të raketave ruse, është shumë i drejtuar nga ukrainasit, dhe forcat ukrainase janë vetëm disa milje nga qyteti i Kherson.

Si mund të aneksohen katër rajone që as nuk janë nën kontroll?

Cilado qoftë përgjigja, lideri rus e kishte me nxitim aneksimin e tyre, duke shpallur referendumet pa asnjë njoftim.

T premten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se çdo goditje në territorin e aneksuar do të konsiderohet si një akt agresioni.

Çfarë do të ndryshojë?

Kjo nuk është ende e qartë. As vetë Peskov nuk ishte në gjendje të përcaktonte se ku do t'i vinte Rusia kufijtë e saj të rinj në Ukrainën jugore të pushtuar. Megjithatë, ai tha se Rusia do ta trajtojë të gjithë rajonin e Donetskut si pjesë të Rusisë. E sa i përket atyre pjesëve që nuk janë nën okupim, ai tha se ato duhet të çlirohen.

Përpara pushtimit të shkurtit, Rusia njohu tërësinë e dy rajoneve lindore si "republika popullore" të pavarura dhe tani Moska do t'i përcaktojë ato si territor rus. Vladimir Putin gjithashtu ka njohur tani dy rajonet jugore si të pavarura, përpara ceremonisë së tij në sallën e Shën Gjergjit në Pallatin e Madh të Kremlinit.

Pasi të nënshkruajë sovranitetin e tyre, ai do t'i dorëzojë ato traktate në dy dhomat e parlamentit rus dhe do t'i adresojë javën e ardhshme, përpara ditëlindjes së tij të 70-të të premten e ardhshme. Më pas ndryshimi mund të përfshihet në kushtetutën e Rusisë.

Si do të përgjigjet Ukraina?

Presidenti Volodymyr Zelensky ka takuar shefat e tij të mbrojtjes dhe sigurisë për të vendosur mbi një përgjigje, por ai tashmë e ka bërë të qartë se aneksimi nuk do t'i sjellë Kremlinit atë që shpreson.

“Ukraina nuk mund dhe nuk do të durojë asnjë përpjekje të Rusisë për të kapur ndonjë pjesë të tokës sonë”.

Sa i rrezikshëm është ky moment?

Askush nuk e di vërtet se çfarë është tani në mendësinë e Kremlinit, por është e qartë se ai dëshiron që Perëndimi dhe Ukraina tani t'i shohin sulmet në territorin e pushtuar si sulme ndaj vetë Rusisë.

Presidenti Putin tashmë ka kërcënuar se do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të mbrojtur territorin rus, përfshirë armët bërthamore.

"Ky nuk është një bllof," tha ai, ndërkohë që ministri i tij i Mbrojtjes thotë se Rusia po lufton Perëndimin edhe më shumë se Ukrainën.

Megjithatë, udhëheqësi i Ukrainës e ka hedhur poshtë kërcënimin bërthamor si një "narrativë të vazhdueshme të zyrtarëve dhe propagandistëve rusë".

Lajme të ngjashme