“Sharlatanizëm”, ish-deputeti i VV-së kritikon Konjufcën: Duhet ta shohim si pjesë të propagandës së VV-së - NACIONALE

“Sharlatanizëm”, ish-deputeti i VV-së kritikon Konjufcën: Duhet ta shohim si pjesë të propagandës së VV-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i V-së, Afrim Kasolli, ka komentuar intervistën e mbrëmshme të kryeparlamentrit Glauk Konjufca në “Rubikon”.

Ai ka bërë me dije se askund më shumë se në këtë intervistë Konjufca nuk e ka manifestuar sharlatanizmin e tij politik.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar për qëndrimet e mëhershme të Konjufcës rreth dialogut.

Askund më shumë se në intervistën e mbrëmshme në Rubikon nuk e ka manifestuar sharlatanizmin e tij politik Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca. Ai i cili dikur çirrej nëpër studio televizive së Kosovës nuk i duhet “as asi, as kësi” Asociacioni, papritmas filloi të deklaronte se “duhet të gjendet një formë e re e Asociacionit". Ndërkohë, kur emisarët ndërkombëtarë e sollën draft-statutin e Asociacionit, ditën që po dilte nga gjykata si i akuzuar për përdorim të metodave të dhunshme kundër institucioneve shtetërore sa ishte në opozitë në kundërshtim të këtij entiteti, pat deklaruar se pas një leximi të përciptë “filozofik” tashmë draft-statuti i propozuar nga emisarët perëndimore është në përputhje me frymën e kushtetutës, por që i njëjti nga dje nuk do të zbatohet, sepse e rrënon pikërisht këtë rend”, ka shkruar Kasolli.

Sipas tij, janë disa mundësi që i pari i Kuvendit është shprehur në atë mënyrë.

Këtu janë disa mundësi, ose Glauku nuk e ka lexuar fare atë dokument, por vetëm e ka mbrojtur, për të qenë në të njëjtën frymë me Padronin e tij, sepse ai është kushtetuta dhe ligji, ose e ka lexuar por nuk e kuptuar dhe kur ekspertët juridikë treguan mbi pasojat katastrofale të asaj që pushteti e ka pranuar në Bruksel para liderëve evropianë, ose e tëra është vetëm një skenar tashmë i njohur i këtij pushteti për ta jetësuar gradualisht edhe këtë entitet duke e mohuar verbalisht dhe publikisht”, ka shkruar ai, duke shtuar se edhe kjo intervistë ishte pjese ë propagandës së VV-së.

Prandaj, edhe këtë intervistë duhet ta shohim si pjesë eaparatit propagandistik të pushtetit, për të krijuar konfuzion, trullosje dhe mashtrim në opinion, sipas skemave të njohura se “gjithçka është e mundur dhe asgjë nuk është e vërtetë”. E këtë rol kush do ta luante më mirë se eksponenti më komik i këtij pushteti. Sidomos ne prag te festave te fund vitit”, ka shkruar Kasolli.

Lajme të ngjashme