Serbia pretendon se ka penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol: Bëmë shumë përpjekje - NACIONALE

Serbia pretendon se ka penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol: Bëmë shumë përpjekje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbia po pretendon se Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në Interpol gjatë seancës së këtij viti të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate.

Qeveria serbe përmes një komunikate për media, ka thënë se u miratua rendi i ditës në takim dhe u konfirmua se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Interpol nuk do të shqyrtohet.

Siç pretendohet tutje, Vulin ka shprehur mirënjohjen e tij për delegacionin serb dhe përfaqësuesit e MPB-së, për të cilët thonë se “bënë shumë përpjekje për të arritur në shumë vende dhe për t’i njohur me gjendjen reale në Kosovë”.

Sipas Vulinit, përkundër presioneve të shumta të fuqive të mëdha botërore për futjen Kosovës në Interpol, “Serbia triumfoi”.

Lajme të ngjashme