Senatori amerikan: Me Biden si President, ShBA-ja ka një mundësi reale për të rritur angazhimin në Ballkanin Perëndimor - NACIONALE

Senatori amerikan: Me Biden si President, ShBA-ja ka një mundësi reale për të rritur angazhimin në Ballkanin Perëndimor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Senatori amerikan Chris Murphy ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për të angazhuar në shtensionimin e situatës në komunat veriore të Kosovës përmes organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe theksoi se një sërë masash si organizimi i zgjedhjeve të reja, tërheqja e njësive speciale dhe lirimi i të arrestuarve do të ndihmonin në uljen e tensioneve.

Senatori Murphy gjithashtu theksoi se Serbia duhet të inkurajojë banorët serbë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos ndërhyjë në procesin zgjedhor.

“Nëse hyjmë në rrugën e shtensionimit, duke tërhequr njësitë speciale të policisë dhe duke organizuar zgjedhjeve të reja, mendoj që kemi një mundësi që gradualisht ta kthejmë dialogun në drejtimin e duhur,” deklaroi zoti Murphy.

Murphy më tej pohoi se preferon që ShBA-të të jenë më aktive në shtensionimin e situatës.

“Dua që ta konfirmojmë sa më parë ndihmës-sekretarin e ri për Evropën, (James O’Brien) pjesërisht për shkak se i emëruari i Presidentit Biden për këtë pozitë ka një përvojë të gjatë në rajon. Shumë shpejt do të kemi një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit të konfirmuar që e njeh Kosovën, e njeh Serbinë, e njeh rajonin dhe do të mund të mbështes përpjekjet e ambasadës tonë si dhe punën që po bën zoti Escobar. Kemi një mundësi reale që SHBA-të të shtojnë angazhimin pasi i emëruari i ri i Presidentit Biden është emër i njohur dhe me përvojë në rajon”, - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme