Sekuestrohen mbi 10 mijë parfume me vlerë mbi 94 mijë euro në Obiliq, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast me kontrabandë me mallra në Obiliq.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, janë kontrolluar gjashtë lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar 10 mijë e 480 copë parfume në vlerë prej 94 mijë 320 euro dhe dëshmi tjera materiale.
Tre persona janë intervistuar për këtë rast.
Raporti i plotë:
KONTRABANDË ME MALLRA
Obiliq / 30.11.2023 – 10:00. Në vazhdën e luftës kundër dukurive negative dhe kontrabandës me datë 11.06.2024 Policia e Kosovës, respektivisht njësitë relevante policore në bashkëpunim me institucionet kompetente si Prokuroria, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë zbatuar urdhërin e gjykatës, ku janë kontrolluar gjashtë lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar 10480 copë parfume në vlerë prej 94320 euro dhe dëshmi tjera materiale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar tre persona të cilët në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.