Sekretarja franceze i kërkon Bislimit “riangazhimin e Kosovës në dialog me Serbinë” - NACIONALE

Sekretarja franceze i kërkon Bislimit “riangazhimin e Kosovës në dialog me Serbinë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretarja francete e shtetit për Evropë, Laurence Boom, i ka përçuar mesazhin Zëvendës Kryeministrit Besnik Bislimi “rëndësinë që Kosvoa të rinagazhohet në dialog me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet”, ka njoftuar ajo e para në një cicërimë në Twitter. Kjo pas takimit që Boom pati me Bislimin, ku ky i fundit po qëndron për një vizitë zyrtare në Paris.

Takimi me Zëvendës Kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin. Dënova sulmin e papranueshëm të 24 shtatorit kundër Policisë së Kosovës. Theksova rëndësinë që Kosova të riangazhihet në dialog me Serbinë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, me synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre”, ka shkruar Boone.

Lajme të ngjashme