Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Asnjë objektiv ushtarak s'e justifikon shkatërrimin e infrastrukturës civile
António Guterres, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, e paralajmëroi SHBA-në se nuk ekziston asnjë objektiv ushtarak që do të justifikonte “shkatërrimin në shkallë të gjerë” të një shoqërie dhe të infrastrukturës së saj.
Në një deklaratë të postuar në X, Guterres përsëriti deklarata të mëparshme që linin të kuptohej se një përshkallëzim në Iran nga administrata Trump mund të shkelte të drejtën ndërkombëtare.
“Nuk ka asnjë objektiv ushtarak që justifikon shkatërrimin në shkallë të gjerë të infrastrukturës së një shoqërie apo shkaktimin e qëllimshëm të vuajtjeve ndaj popullatës civile,” shkroi ai në postimin e tij sot.
There is no military objective that justifies the wholesale destruction of a society's infrastructure or the deliberate infliction of suffering on civilian populations.
— António Guterres (@antonioguterres) April 7, 2026
Guterres nuk e përmendi Trumpin në mënyrë specifike, por dukej se i referohej kërcënimit të presidentit ndaj Iranit se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet.