Së paku 23 të vdekur nga sulmi ndaj një autokolone humanitare në Zaporizhia - NACIONALE

Së paku 23 të vdekur nga sulmi ndaj një autokolone humanitare në Zaporizhia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën 23 persona kanë vdekur nga një sulm rus me raketë ndaj një autokolone humanitare në rajonin jugor ukrainas, Zaporizhia, thanë zyrtarët lokalë.

Përpos të vdekurve, 28 persona të tjerë u lënduan në kryeqytetin rajonal të premten herët. Të gjitha viktimat ishin civile, raporton televizioni BBC.

Personat që ishin pjesë e kësaj autokolone, kishin planifikuar që të udhëtonin për në pjesën e pushtuar nga rusët për t’i marrë të afërmit e tyre dhe për të shpërndarë ndihma humanitare.

Një zyrtar lokal i emëruar nga Rusia e fajësoi Ukrainën për sulmin vdekjeprurës.

Të premten, presidenti rus, Vladimir Putin, pritet ta nënshkruajë dekretin për aneksimin e katër rajoneve ukrainase. Ky veprim vjen pas të ashtuquajturave referendume për bashkim me Rusinë, të cilat Ukraina dhe Perëndimi i kanë cilësuar si mashtrim.

Lajme të ngjashme