Së paku 19 të vdekur nga zjarret në natyrë pas vapës së madhe në Kili - NACIONALE

Së paku 19 të vdekur nga zjarret në natyrë pas vapës së madhe në Kili

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Zjarret në natyrë në Kili kanë lënë të vdekur të paktën 19 njerëz, thanë autoritetet të hënën, përderisa autoritetet kryen evakuime masive dhe po luftonin më shumë se 30 zjarre të përkeqësuara nga vapa intensive dhe era e fortë.

Edhe pse kushtet e motit gjatë natës ndihmuan në kontrollimin e disa zjarreve, flakët më të mëdha ishin ende aktive, tha ministri i Sigurisë, Luis Cordero, në një konferencë për gazetarë të hënën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Disa pjesë qendrore dhe jugore të Kilit ishin nën paralajmërim për vapë ekstreme. Temperatura pritej të arrinte deri në 37 gradë.

Shumica e atyre që e humbën jetën ishin nga Penco, qytet i vogël bregdetar në veri të kryeqytetit rajonal, Concepcion.

Lajme të ngjashme