“Schumacheri” nga Prizreni nget 130 km/h në zonën e kufizuar me 50 km/h, i konfiskohet patenti - NACIONALE

“Schumacheri” nga Prizreni nget 130 km/h në zonën e kufizuar me 50 km/h, i konfiskohet patenti

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se ia ka konfiskuar patentën një shoferi.

Ky i fundit, në zonën e lejuar me 50km/h, drejtoi makinën e tij me shpejtësi 130km/h.

Tutje bëhet e ditur se të njëjtit i është shqiptuar gjobë prej 500 euro , i janë regjistruar 5 pikë negative dhe si masë mbrojtëse i është konfiskuar patentë shoferi për 1 (një) vit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tejkalim i shpejtësis, kundërvajtësit i merret Patentë shoferi për një vit

Prizren, 18 Korrik 2022

Me datë 18.07.2022, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës , konkretisht Njësia e Rregullimit të Komunikacionit Rrugor –Prizren, me qëllim të krijimit të sigurisë në komunikacion ka mbajte një pikë kontrolli, gjatë kësaj kohe ka hasur një kundërvajtës i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë.

Kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50km/h ka ngarë automjetin me shpejtësi prej 128 km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjobë prej 500 euro , i janë regjistruar 5 pikë negative dhe si masë mbrojtëse i është konfiskuar patentë shoferi për 1 (një) vit.

Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar është një ndër faktorët e shpeshtë si shkak i aksidentit, andaj respektojeni kufizimin e shpejtësisë dhe rregullat tjera të komunikacionit për sigurinë tuaj dhe të tjerëve.

Lajme të ngjashme