SBAShK-ut i vijnë edhe dy sindikalistë nga Tirana e Shkupi, nesër mbajnë konferencë - NACIONALE

SBAShK-ut i vijnë edhe dy sindikalistë nga Tirana e Shkupi, nesër mbajnë konferencë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka njoftuar se nesër do të mbajnë konferencë për media, lidhur me grevën në arsim, nga ora 11.

Ndër të tjera në këtë njoftim, SBAShK-u kanë treguar se në këtë konferencë, do të jenë të pranishëm edhe kryetari i SBAShK-ut nga Shqipëria, Nevrus Kaptelli dhe nënkryetari i Sindikatës së Maqedonisë Veriore, Tafa Ameti.

“Te nderuara medie. Jeni te ftuar ne nje konference per media, neser ne ora 11, ne zyret e SBASHK-ut lidhur me gjendjen e greves. Po ashtu ne kete konference do te jene prezent edhe kryetari i Sindikates se Pavarur te Arsimit te Shqiperise (SPASH) z.Nevrus Kaptelli si dhe nenkryetari i Sindikates se Arsimit te Maqedonise Veriore (SONK) z.Tafa Ameti”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme