SBASHK sot del me qëndrim nëse e vazhdon ose pezullon grevën
Pritet që sot të mblidhen të gjitha rezultatet nga votimi që janë duke bërë mësimdhënësit dhe punëtorët e administratës, për ta kuptuar nëse greva në arsim dhe administratë, do të pezullohet deri në janar apo e njëjta do të vazhdojë.
Ali Gashi nga Këshilli Grevist, në një deklarim në emisionin informativ “Lajmet e Fundit” në RTK, u shpreh se edhe më tej janë në pritje të rezultateve, për të vendosur pastaj nëse greva në arsim dhe administratën publike, do të pezullohet deri në janar.
“Këto rezultate, Këshilli Grevist i SBASHK-ut dhe i administratës publike, do t’ia dorëzojnë Këshillit Grevist të BSPK-së dhe ata do të dalin me qëndrim”, thotë Gashi për RTK.
“Nuk i kemi të dhënat e sigurta se sa për qind e grevistëve kanë votuar, por nesër ndoshta pasdite, do të dilet me qëndrim bazuar në rezultate”, tha te enjten mbrema Gashi.