Sanksionet ndaj vendit, Kryeziu: “Presim që BE t’i heq”, “Dy nënkryetare në veri janë gra serbe” - NACIONALE

Sanksionet ndaj vendit, Kryeziu: “Presim që BE t’i heq”, “Dy nënkryetare në veri janë gra serbe”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu beson se janë përmbushur kushtet që masat ndëshkuese–eufemizëm për sanksione–ndaj vendit të hiqen nga Bashkimi Evropian.

Deeskalimi, thotë Kryeziu për RTV21, ka ndodhur dhe rikutjon se “dy nga këto katër komuna kanë nënkryetare gra nga komunitete jo shumicë serbe”.

Ne e kemi mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian që të largoj masat e padrejta ndaj Kosovës. Me 22 prill, me rastin e përfundimit procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, pa marrë parasysh rezultatin, Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi në Brastislavë me Bashkimin Evropian për deeskalimin e situatës në veri të vendit. Sipas çdo parametri, deeskalimi në katër komunat në veri të vendit tashmë ka ndodhur”, ka thënë Kryeziu.

Rikujtomë se dy nga këto katër komuna kanë nënkryetare gra nga komunitete jo shumicë serbe, me të cilat si Qeveri kemi komunikim dhe bashkëpunim të rregullt. Një pjesë e madhe e drejtorive në këto komuna drejtohen nga profesionistë të komunitetit serb. Procesi i konvertimi i targave në RKS është përmbyllur me sukses. Qytetarët kanë vijuar të pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës. Mbi 2/3 e numrit total të aplikimeve për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në ata të Republikës së Kosovës janë regjistruar në katër komunat në veri. Si dëshmi e radhës e normalitetit dhe integrimit. Bashkimi Evropian ka i të gjitha arsyet për të larguar masat e vëna. Ne urojmë që gatishmëria e tyre të kthehet së shpejti në veprim për të larguar këto masa”, ka thënë Kryeziu

Lajme të ngjashme