Salihu: Kurti lavdëroi Ivanoviqin, një ditë pasi ndaloi fjalimin në Reçak ku përmendeshin krerët e UÇK-së
Opinionisti Fitim Salihu, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit që ndodhën në Kosovë, në lidhje me 15 janarin që shënoi masakrën e Reçakut, e 16 janarin që ishte përvjetori i vrasjes së politikanit nga komuniteti serb, Oliver Ivanoviq.
Zyra e Kryeministrit, ja kishte ndalur fjalen kryetarit të Reçakut, sepse në fjalim ai do të përmente krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerët që tash ndodhen në Hagë.
Kryetari i Reçakut, në një prononcim për Nacionalen, tha se Zyra e Kyeministrit Kurti, e ndaloi fjalimin e tij në organizimin kryesor përkujtimor, ku kujtoheshin viktimat e masakrës së tmerrshme serbe.
Menjëherë pas kësaj dite, Kurti çuditi opinionin duke thurrur lave për ish politikanin e komunitetit serb, Oliver Ivanoviq, në ditën kur po shënohej vrasja e tij, anipse, Lëvizja Vetëvendosje jo shumë kohë më parë, e pati quajtur kriminel, Ivanoviqin, në një kritikë për gjykatat se ai do të duhej të dënohej më shumë.
Këto veprime të pushtetit, Salihu i ka quajtur si dy lajme të ndryshme, por me të njejtin problem.
Rrëshqitja frojdiane, sipas Salihut ishtë shkaku që solli këto dy lajme, apo pasoja.
Shkrimi i Salihut:
Dy lajme, një rrëshqitje frojdiane. Një ditë pasi Zyra e Kryeministrit ndaloi një fjalim në Reçak sepse aty përmendeshin krerët e UÇK-së, lavdërohet një kriminel serb lufte i dënuar për krimet ndaj shqiptarëve të Mitrovicës.

