Rusia vazhdon sulmet, Ukraina thotë se i ka rrëzuar katër raketa - NACIONALE

Rusia vazhdon sulmet, Ukraina thotë se i ka rrëzuar katër raketa

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas shërbimeve emergjente të Ukrainës, numri i viktimave nga sulmet ruse të së hënës në disa qytete kryesore, është rritur në 19 me mbi 100 të plagosur.

Por, sulmet me raketa ruse kanë vazhduar edhe të martën, ku një sulm në rajonin e Lviv ka lënë disa pjesë të qytetit pa energji elektrike.

Në rajonin e Vinnytsia, është bërë e ditur se të martën në mëngjes është goditur edhe termocentrali Ladyzhyn. Kreu i rajonit njoftoi se sulmi është bërë me dy dronë kamikazë Shahed-136.

Nga ana tjetër, që nga mëngjesi në Kiev janë lëshuar sirenat, me guvernatorin Oleksiy Kuleba i cili ka thënë se është rrëzuar të paktën një raketë.

Guvernatori i Dnipro-s, Valentyn Reznichenko ka pretenduar se sistemi i mbrojtjes ajrore ka rrëzuar katër raketa në rajon. Ai ka shtuar se “në ajër ka akoma raketa”, dhe se mbrojtja ajrore ukrainase do të vazhdojë punën.

Lajme të ngjashme