Rusia po e humb ngadalë luftën, thotë ministri britanik i mbrojtjes
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, u ka thënë ushtarëve ukrainas se Rusia po "e humb ngadalë".
Gjatë një vizite në kampin ushtarak Lydd në Kent, ku vullnetarët ukrainas janë trajnuar për të luftuar në konflikt, ai tha gjithashtu se Rusia kishte qenë një "kundërshtar aktiv" i Mbretërisë së Bashkuar për disa vite.
"Sigurisht, Rusisë nuk i pëlqen fakti që Mbretëria e Bashkuar e kundërshton atë - ne mbrojmë vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, por kjo nuk do të na pengojë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, të mbrojmë territorin e saj sovran, nga pushtimi i paligjshëm dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.
Kujtojmë se agjencitë botërore publikuan lajmin se ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu urdhëroi tërheqjen e forcave ruse nga xhepi Kherson dhe qyteti i Khersonit. Nëse e anashkalojmë faktin që, si rregull, urdhra të tillë nuk bëhen publike dhe del se lajmi është i vërtetë, atëherë ky vendim duket sa i pritshëm aq edhe befasues.
Është fakt që autoritetet pushtuese kanë kryer evakuimin e popullatës civile. Por është gjithashtu fakt që edhe pas pushtimit, rusët e emigruar dhe prorusët vendas nuk do ta mirëpritnin ushtrinë ukrainase. Duke pasur parasysh që Kherson është shkëputur nga pjesa tjetër e territorit të pushtuar nga trafiku, vetëm një evakuim i organizuar ishte i mundur. Ose një rrëmujë totale. /Nacionale/

