Ka ardhur reagimi i parë i Ukrainës ndaj njoftimit rus për tërheqjen nga Kherson
Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Mihailo Podolyak tha të mërkurën se është shumë herët për të folur për tërheqjen e trupave ruse nga qyteti jugor i Ukrainës, Kherson.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu urdhëroi të mërkurën trupat e tij të tërhiqeshin nga bregu perëndimor i lumit Dnieper përballë sulmeve ukrainase pranë Khersonit.
"Është e nevojshme të ndahen fjalët nga veprimet", tha Podoljak, një këshilltar politik i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Derisa flamuri ukrainas të fluturojë mbi Kherson, nuk ka kuptim të flasim për tërheqjen e Rusisë. Ai tha se forcat ruse ishin ende në Kherson, të cilin rusët e pushtuan menjëherë pasi filloi pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt.
“Ukraina nuk i merr parasysh këto deklarata (të Rusisë)”, tha ai. "Është ende herët për të folur për tërheqjen e trupave ruse nga Kherson: një grup i forcave të armatosura të Federatës Ruse mbetet në qytet dhe personeli shtesë është sjellë në rajon", shtoi ai duke thënë tutje se “Forcat tona të armatosura po punojnë sipas planit të tyre: zbulim, vlerësim rreziku, kundërsulm efektiv”. /Nacionale/
Actions speak louder than words. We see no signs that Russia is leaving Kherson without a fight. A part of the ru-group is preserved in the city, and additional reserves are charged to the region. 🇺🇦 is liberating territories based on intelligence data, not staged TV statements.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) November 9, 2022