Rusia paralajmëron ShBA-në: Furnizimi i Ukrainës me raketa me rreze të gjatë do të kalonte një vijë të kuqe
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha të enjten se nëse Shtetet e Bashkuara vendosin që ta furnizojnë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, kjo do të kalonte një vijë të kuqe.
Përpos kësaj, zyrtarja ruse tha se një veprim i tillë do t’i bënte Shtetet e Bashkuara palë në konflikt, raporton agjencia “Reuters”.
Ukraina tashmë është duke përdorur sisteme raketore amerikane, por jo raketa amerikane me rreze të gjatë.
Zakharova tha se Rusia e rezervon të drejtën për ta mbrojtur territorin e vet.