“Rusia nuk do të organizojë funeral shtetëror për Gorbachev-in”
Një agjenci ruse e lajmeve ka njoftuar se vendi nuk do të organizoj funeral shtetëror për ish-presidentin e Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev.
“Nuk ka plane për të organizuar një funeral shtetëror për Gorbachev-in”, kanë thënë burime për agjencinë e lajmeve Interfax.
Gorbachev vdiq të martën në një spital qendror të Moskës në moshën 91-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Ndërsa, duke cituar vajzën e tij, mediat ruse kanë njoftuar se funderali do të bëhet të shtunën dhe do të zhvillohet në sallën e famshme brenda Shtëpisë së Sindikatave të Moskës - i njëjti vend ku ishte ekspozuar trupi i Josef Stalinit pas vdekjes së tij në 1953.
Është bërë e ditur se shërbimi do të jetë i hapur për publikun, ndërsa ende nuk dihet nëse në funeral do të marrë pjesë presidenti rus Vladimir Putin.
