Rusia e shpall Meta-n organizatë terroriste
Shërbimi Federal i Monitorimit Financiar Rus ka shtuar kompaninë amerikane të teknologjisë Meta në regjistrin e saj të organizatave të përfshira në terrorizëm dhe ekstremizëm.
Sipas CNN, Rosfinmonitoring, ka bërë të ditur se kompania mëmë e Facebook-ut dhe Instagram-it është ndaluar në Rusi.
Ky ndalim do të thotë, që bankat duhet të ngrijnë fondet për kompanitë e vendosura në listë dhe të pezullojnë shërbimet në llogaritë e tyre.
Meta u njoh si organizatë ekstremiste më 21 mars nga Gjykata e Qarkut Tverskoy e Moskës, nën pretendimet se Meta ka lejuar përdoruesit që të bëjnë thirrje për dhunë kundër ushtrisë ruse.
Megjithatë, në këtë vendim nuk përfshihej aplikacioni i mesazheve WhatsApp, pasi nuk shpërndan informacione publikisht.
