Rusia dhe Turqia nënshkruajnë kontratë për grupin e dytë të sistemeve kundërajrore S-400
Rusia dhe Turqia kanë nënshkruar një kontratë për furnizimin e Ankarasë me grupin e dytë të sistemeve mbrojtëse kundërajrore S-400, raportoi agjencia TASS, duke e cituar shërbimin rus për bashkëpunim ushtarak.
Blerja fillestare e këtyre sistemeve ruse nga Turqia më 2020 i kishte zemëruar Shtetet e Bashkuara, të cilat u kishin vënë sanksione zyrtarëve turq.
Në shtator të vitit të kaluar, presidenti turk, Rexhep Erdogan, kishte thënë se vendi i tij synon që ta blejë grupin e dytë të sistemeve kundërajrore S-400.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ky sistem paraqet rrezik për aeroplanët luftarakë të tipit F-35 dhe për sistemet më të gjera të mbrojtjes të NATO-s.