Rusia arreston tetë persona për shpërthimin në urën e Krimesë
Sipas disa raporteve nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, gjatë sulmit të fundjavës në urën e Krimesë, janë arrestuar tetë persona ndërsa forcat e sigurisë thonë se pas tyre ishte një figurë e lartë nga Ukraina.
Tass ka cituar një deklaratë të Shërbimit Federal të Sigurisë duke thënë:
“Shërbimi Federal i Sigurisë, së bashku me Komitetin Hetues, konstatuan se organizatori i sulmit terrorist në Urën e Krimesë ishte Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, kreu i saj Kyrylo Budanov, punonjës dhe agjentë.”
Në deklaratë më tej shtohet se “në kuadër të çështjes penale janë ndaluar pesë shtetas rusë, tre shtetas ukrainas dhe armen, të cilët morën pjesë në organizimin e krimi”.
Sherbimi Federal po ashtu, pretendon se eksplozivët që kanë shkaktuar shembjen e një pjesë të urës janë dërguar nga Odesa përmes Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë.
Tass raporton se ngarkesa që mbante eksplozivët po i dërgohej një kompanie inekzistente në Krime, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014.
