Rrusta e PSD-së: Njohja "de facto" nuk ka qenë asnjëherë në dyshim, problemi është te ajo "de jure"
Zyrtarja e PSD-së, Teutë Rrusta ka thënë se njohja "de facto" nga Serbia asnjëherë nuk është konsideruar avancim.
Sipas saj, kjo është fakt, realitet tash e sa kohë. E gjithë lufta ka qenë që të sigurohet njohja juridike.
"Njohja “De facto” nga Serbia nuk është avancim, por fakt, realitet, moti. Krejt lufta ka qenë tek “De jure”. E për këtë mungon guximi. Guxim për ide të reja me perspektivë paqën e përhershme", shkroi ndër tjerash ajo.
Më poshtë edhe publikimi i plotë:
