Rritja e rasteve me koronavirus në Kosovë, OBSh s'parasheh kufizim të lëvizjes
OBSh nuk parasheh kufizim të lëvizjes në Kosovë.
Këtë e ka pranuar edhe Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë.
Ajo përmes një interviste deklaroi se rritja e rasteve me koronavirus që vendi po përjeton së fundmi ka qenë diçka e pritshme,
Sipas saj, kjo po ndodhë për shkak të grumbullimeve në masë.
Gjithashtu Humolli përmendi faktin se qytetarët duhet të shmangin aktivitetet ku ka grumbullim të njerëzve, sikurse dasmat.
"Ajo që është duke ndodhur në Kosovë është diçka e pritshme, duke pasur parasysh faktin që numri i rasteve me COVID-19 rritet në momentin kur shtohen aktivitetet e grumbullimit në masë. Jemi dëshmitarë të asaj se në momentin kur kanë filluar të organizohen ngjarje të ndryshme, atëherë edhe ka filluar edhe rritja e numrit të rasteve.
Ajo çka preferohet nga OBSH-ja është që t’i iket grumbullimit të njerëzve sidomos atyre që mund t’u iket, siç janë organizimet për ribashkime të mbrëmjeve të maturave, mundësisht edhe dasmave me një numër sa më të ulët të rasteve", tha ndër të tjerash ajo për Radion Evropa e Lirë.
