Rritja 50 euro e pagave nëntë ditë para zgjedhjeve, Hoti: Nuk mashtrohen njerëzit
Rritja e pagave prej 50 eurosh që supozohet të ndodh në fund të muajit janar – nëntë ditë para zgjedhjeve – sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, “nuk do të ketë ndikim” dhe se njerëzit “nuk mashtrohen”.
Duke e parë kryekëput zgjedhore, Hoti tha se edhe “nuk do të ketë efekt” pasi jetesa ekonomike e qytetarëve ka pësuar keqësim këto katër vite.
“Unë nuk besoj që do të ketë ndonjë ndikim, ne e kemi përcjell nga afër gjendjen ekonomike sociale në vend gjatë këtyre tri vietve në vecanti nga viti 2022 e knej është rritë dy herë apo tri herë tarifat e energjisë elektrike, janë diku 117% më të shtrejta sesa që kanë qenë. Janë rri të githa shërbimet publike pa përjashtim”, tha ai në intervistë për Gazetën Blic.
“E tash në fund të mandatit bën një rritje për 55 euro nuk besoj që ka as një ndikim, sepse është kriju një irritim i madh I qytetarëve me neglizhencën totale gjatë këtyre 4 viteve sa i përket shportës elementare të konsumit.Nuk kanë hapsirë më, nuk ka kohë më, nuk mund të mashtrohen më njerëzit kështu".
"Ka pas një logjik nëse në fund të vitit 2022 – 2023, ka qenë kriza e madhe e inflacionit, kriza energjetike, le të themi ka edhe kuptim nëse e jep një ndihme, nuk e zgjedh problemin aspak. Nuk besoj që do të ketë ndikim në përceptimin e qytetarit për këtë formë të qeverisjes”, tha ai.