Rrëzohet një aeroplan ushtarak rus i tipit “Ilyushin Il-76”, raportohet se s’ka të mbijetuar
Rusia tha se njëri nga aeroplanët transportues ushtarakë të saj të tipit “Ilyushin Il-76” u përplas pak kohë pas ngritjes në qiell të martën me 15 persona në të për shkak të zjarrit në njërin nga motorët e tij.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se rrëzimi i aeroplanit ndodhi në rajonin Ivanovo. Shërbimet ruse të lajmeve në internet thanë se nuk pati të mbijetuar, raporton agjencia “Reuters”.
Në video të pavërtetuara në rrjete sociale ruse u shfaq një aeroplan me njërin nga motorët të kapluar nga zjarri e duke lëvizur teposhtë. Një shtëllungë e errët tymi u shfaq duke u ngritur në qiell, përderisa një helikopter sillej në ajër.