Rrahmani bën hapa të mëdhenj drejt rikuperimit të plotë nga lëndimi - këto janë më të rejat - NACIONALE

Rrahmani bën hapa të mëdhenj drejt rikuperimit të plotë nga lëndimi - këto janë më të rejat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Napoli ka njoftuar rreth gjendjes fizike të lojtarëve të vet, ku ka dhënë një përditësim edhe për mbrojtësin kosovar, Amir Rrahmani.

Rrahmani u lëndua në ndeshjen kundër Cremoneses në fillim të muajit tetor. Që atëherë, ai është duke vuajtur nga një lëndim në kofshën e këmbës së majtë.

Sidoqoftë, tashmë ka lajme të mira për përfaqësuesin kosovar. Napoli njoftoi se gjendja e tij fizike po përmirësohet orë pas ore.

Tani ai është duke u stërvitur në fushë, edhe pse jo së bashku me grupin e tërësishëm të lojtarëve. 28-vjeçari po bën stërvitje të diferencuar nga grupi për t’u rikuperuar sa më shpejt nga lëndimi që e la fushës së blertë për kaq kohë.

Gjithashtu, Rrahmani po vazhdon me terapinë dhe punën në palestër. Të gjitha indikacionet shpijnë në atë se do të mund të rikthehet në gatishmëri të Spallettit nga viti i ri kalendarik, 2023.

Në fillim të këtij edicioni ka spikatur me paraqitje shumë të mira në tandem me Kim. Paraqitje këto që e kanë bërë atë që ta fortifikonte pozitën e titullarit edhe më shumë.

Ndërsa prej që ai është duke u shëruar nga lëndimi, Napoli në vendin e tij e ka vendosur brazilianin Juan Jesus, që gjithashtu ka treguar paraqitje solide.

Lajme të ngjashme