Rrahja e familjarëve më 19 maj në Shtime, pas afro një muaji vdes njëri nga të lënduarit
Policia e Kosovës njoftoi se në rastin e një rrahje mes familjarësh në Shtime më 19 maj, njëri ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mbrëmë.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR ME PASOJË VDEKJEN- Shtime / 19.05.2024-19:30. Më datën e cekur në rastin dhunë në familje, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore dhe deri më tani kishte qenë në QKUK në tretman mjekësor. Më datë 08.06.2024 nga QKUK është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar-djali i viktimës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.