Rozeta Hajdari: Në ministri s’gjeta asnjë politikë të zhvilluar në 10 vitet e fundit për industrinë e tregtinë - NACIONALE

Rozeta Hajdari: Në ministri s’gjeta asnjë politikë të zhvilluar në 10 vitet e fundit për industrinë e tregtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar sot në Kuvend se si ministre, nuk ka gjetur asnjë politikë të zhvilluar për industrinë, investimet, tregtinë dhe turizmin në 10 vitet e fundit.

“Unë si ministre nuk kam gjetur asnjë politikë të zhvilluar në 10 vitet e fundit për industrinë, investimet, për tregtinë, turizmin. Kjo është ajo që e kam gjetur”, tha Hajdari.

Ministrja ka thënë se është shumë e angazhuar me punë dhe se ka analizuar shumë sektorë duke shtuar se ka zhvilluar politika dhe po vazhdon edhe për sektorë tjerë.

“Ne po marrim veprime shumë, sidomos në sektorin e naftës siç e dini e kemi gjetë një problem shumë të madh duke filluar nga laboratorët se si janë ble dhe si janë furnizu ato shitës me pakicë e shumicë”, shtoi ajo.

Lajme të ngjashme