Rizvanolli qe një javë s’del në punë, teksa rryma pritet të kalojë në versionin dy orë po, katër jo - NACIONALE

Rizvanolli qe një javë s’del në punë, teksa rryma pritet të kalojë në versionin dy orë po, katër jo

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjendje emergjente me energji, por ministres së ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk është se po i bëhet vonë.

Madje, siç mëson Gazeta Nacionale, ajo qe një javë nuk ka dalë në punë.

Nuk dihet nëse është në pushime ose jo, por tejet i rëndësishëm është fakti se ajo nuk ka dalë në punë qe një javë.

3-3

Janë shtuar reduktimet e rrymës në Kosovë.

Fillimisht ishte 6 me rrymë, 2 pa të. Pastaj 4 me rrymë, dy pa të. Kurse sot, reduktimet kanë arritur në 3 me rrymë e 3 pa rrymë.

Gazeta Nacionale ka pranuar ankesa nga qytetarët, të cilat dëshmohen edhe me njoftimet që gjenden në faqen e KEDS-it.

...edhe më keq

Situata me energji pritet të vështirësohet edhe më shumë.

Gazeta Nacionale gjithashtu mëson se ditëve të ardhshme reduktimet do të rriten.

Pra, rryma pritet të kalojë në versionin dy orë po, katër jo. Dhe kur e mendon, jemi në gusht.

Ka pasur shumë reagime ndaj këtyre reduktimeve, teksa kjo çështje është shtjelluar edhe në emisionin "Ditari i Buzhalës", prodhim i Gazetës Nacionale.

Autori Buzhala kritikonte kryeministrin Kurti teksa thoshte se qeveria që ai drejton kishte ndarë 100 milionë euro, ani pse sipas gazetarit ato janë para të taksapaguesve kosovarë.

Lajme të ngjashme