Rizvanolli nuk e mohon riparimin gjysmë milionësh të vagonave në Serbi, por e relativizon se “edhe Qeveria Haradinaj po” - NACIONALE

Rizvanolli nuk e mohon riparimin gjysmë milionësh të vagonave në Serbi, por e relativizon se “edhe Qeveria Haradinaj po”

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Artane Rizvanolli, deputete e Vetëvendosjes që qëndron edhe në Ministrië e Ekonomisë, ka reaguar pasi u zbulua se kanë dërguar në Serbi riparimin e vagonëve të trenave me një kontratë prej gjysmë milioni euro.

Ajo nuk e mohoi por e relativizoi se “edhe Qeveria Haradinaj” më 2017 i kishte dërguar trenat për riparim në vitin 2017 në Zrenjanin të Serbisë.

“Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga Ministri Pal Lekaj A ka qenë AAK-ja e bregosur për këtë çështje në vitin 2017 kur Ministri i tyre e prente shiritin për vagonët e riparuar në Serbi?,” ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme