Rizvanolli: Nder e kënaqësi të isha udhëheqëse e ekipit negociator me MCC-në - NACIONALE

Rizvanolli: Nder e kënaqësi të isha udhëheqëse e ekipit negociator me MCC-në

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Artane Rizvanolli ka thënë se është tejet e lumtur me faktin se udhëhoqi negociatat me MCC-në.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rizvanolli në një paraqitje televizive për RTK-në falënderoi të gjithë ata që u angazhuan rreth arritjes së marrëveshjes.

“Kënaqësi që sot nënshkruam, pas gjithë punëve që janë bërë. Dua të falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar.

Është kënaqësi dhe nder që kam qenë në udhëheqje të ekipit gjatë negociatave që janë zhvilluar”

Fillimi i zbatimit të marrëveshjes do të bëhet sa më herët që është e mundur”.

Lajme të ngjashme