Rizvanolli: Laboratorët e drogës janë arsyeja pse kundërshtohet pagesa e rrymës - NACIONALE

Rizvanolli: Laboratorët e drogës janë arsyeja pse kundërshtohet pagesa e rrymës

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është deklaruar pas operacionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri.

Përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter" ajo pohoi se laboratorët e drogës janë në fakt arsyeja pse e kundërshtojnë pagesën e rrymës.

"Kjo është arsyeja pse faturimi dhe pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet, JO nga qytetarët tanë atje, por nga bandat kriminale, biznesi i paligjshëm i të cilave po lulëzon me energji elektrike të vjedhur dhe që janë (të lidhura me) strukturat e kontrolluara nga Serbia dhe trajtohen si heronj në Serbi”, shkroi ajo.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme