Rifillojnë punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, Rama: Ka pasë veç vonim, se jo pshtim
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë rifilluar punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se bllokadat dhe pengesat e panevojshme kanë penalizuar qytetarët e Prishtinës.
Mes tjerash, ai në video u shpreh se “ka pasur vetëm vonim, jo pshtim”.
“Sheshet janë të qytetarëve dhe për qytetarët!
Do të vazhdojmë me vendosmëri deri në përfundimin e çdo projekti transformues n’Kryqytet. Qeverisja është me punu, e jo për me blloku e me shit propaganda”, ka thënë Rama.