Reshje të pashembullta dhe vërshime të mundshme priten në Izrael në fundjavë - NACIONALE

Reshje të pashembullta dhe vërshime të mundshme priten në Izrael në fundjavë

4 orë më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Meteorologjik i Izraelit ka lëshuar një paralajmërim se gjatë fundjavës priten reshje shiu “tepër të pazakonshme” dhe “të pashembullta” që mund të shkaktojnë vërshime dhe pengesa të tjera.

“Ka gjasa që të përjetojmë një ngjarje shumë domethënëse dhe tepër të pazakonshme të shiut për këtë kohë të vitit” në natën mes së shtunës dhe të dielës, tha Shërbimi Meteorologjik.

Reshjet më të dendura priten përgjatë bregdetit verior, në rajonin Sharon dhe në zonën metropolitane të Tel-Avivit, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Shiu pritet të shoqërohet me shtrëngatë, vetëtimë dhe madje edhe breshër. Vërshimet dhe pengesat urbane janë mundësi reale në qytetet bregdetare për shkak të intensitetit të shiut, përfshirë zonën e Tel-Avivit dhe qytetet në Shfela” – tha më tej Shërbimi Meteorologjik.

Në përgjithësi, është shumë e pazakonshme që Izraeli të ketë reshje shiu në muajt e verës, edhe pse pati reshje të lehta para dy javësh në Jerusalem dhe në disa zona përreth tij.

Lajme të ngjashme