Refuzimi i Shqipërisë për ekstradimin e Goxhajt në Hagë, Klinaku: Aty ku drejtësia është e pavarur - NACIONALE

Refuzimi i Shqipërisë për ekstradimin e Goxhajt në Hagë, Klinaku: Aty ku drejtësia është e pavarur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i është gëzuar lajmit që sot Gjykata e Apelit në Shqipëria ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës Parë për të ekstraduar në Hagë ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajt.

Ai ka thënë se kështu ndodh kur drejtësia është e pavarur, duke e shpërndarë në profilin e tij në “Facebook” fjalimin që kishte mbajtur më 10 shtator të vitit 2023.

Aty ku drejtësia është e pavarur dhe shteti është shtet. Shqipëria nuk e pyet Specialen, Apeli refuzon ekstradimin e Dritan Goxhaj”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme