Reagon Osmani pas marrëveshjes: Do ta vazhdojme angazhimin për njohje reciproke me Serbinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për letërnjoftimet me Serbinë.
Osmani përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se liria e lëvizjes, është themeli i shoqërive demokratike dhe i vlerave evropiane.
Tutje, ajo ka falenderuar SHBA-në dhe BE-në për mbështetjen në këtë proces.
Në fund, Osmani tha se Kosova, do ta vazhdojë angazhimin drejt njohjes reciproke me Serbinë.
Postimi i plotë i Osmanit:

Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.
Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës
dhe Bashkimit Evropian
për rolin e tyre mbështetës.
Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.