Reagon Mergim Lushtaku, thotë se kur Faton Peci flet për drejtësi “tingëllon si tallje me qytetarët” - NACIONALE

Reagon Mergim Lushtaku, thotë se kur Faton Peci flet për drejtësi “tingëllon si tallje me qytetarët”

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Mergim Lushtaku ka reaguar pasi Sami Lushtaku dyshohet se e sulmoi fizikisht kreun e VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.

Në një shkrim në Facebook, Lushtaku i ka reaguar Faton Pecit, duke thënë se kur ai flet për “moral politik e drejtësi” tingëllon si tallje me qytetarët.

“Njeriu që sot aktron prokurorin në Facebook, akuzohet për afera korruptive dhe grante për njerëz të afërt politikisht.

Para se të mbajë ligjërata për drejtësi, duhet të japë llogari për milionat e taksapaguesve dhe mënyrën si janë ndarë ato.

Dhe pyetja është e thjeshtë: kush po e pengon drejtësinë të veprojë ndaj aferave të Faton Pecit?

A janë Dejona Mihali e Donika Gërvalla?”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme