Reagon ashpër ambasadori amerikan për kërcënimet ndaj policëve të rinj: Krejtësisht të papranueshme
Pas shefit të EULEX-it në Kosovë dhe ambasadorit gjerman, ka reaguar edhe amasadori amerikan Jeff Hovenier për fushatën e kërcënimeve dhe intimidimeve ndaj policëve të rinj të komuniteteve joshumicë që do të ushtrojnë detyrën në veri të vendit.
“I ndaj plotësisht këto shqetësime,” – tha z. Hovenier duke e shpërndarë postimin e shefit të Eulexit.
“Kërcënimet dhe intimidimet ndaj individëve që punojnë për të mirën e krejt qytetarëve të Kosovës janë krejtësisht të papranueshme,” – vazhdoi tutje ai.
Ai ka përmendur që mision i Policisë së Kosovës është shërbimi ndaj të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Postimi i plotë:
Fully share these concerns. Threats & intimidation to individuals serving for the benefit of all of Kosovo’s citizens are completely unacceptable. As I've said before, the Kosovo Police exists to serve all communities in Kosovo & its makeup should reflect Kosovo's diversity. https://t.co/rC4A38V8gM
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 26, 2023