Reagon Agusholli i VV-së: Kryetari nuk do të lejoj që mbetjet komuniste ta privojnë vajzën prej shkollimi - NACIONALE

Reagon Agusholli i VV-së: Kryetari nuk do të lejoj që mbetjet komuniste ta privojnë vajzën prej shkollimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli ka reaguar pasi një nxënëse është larguar nga shkolla fillore në Shtime për shkak të shamisë.

Agusholli përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur “idiot” drejtorin e shkollës, duke thënë se i ka tejkaluar kompetencat e tij.

Ai tutje ka thënë se beson që kryetari i komunës, “Qemajl Aliu nuk do të lejojë që mbetjet komuniste ta privojnë vajzën prej shkollimit.

“Bash në muajin e mëshirës, del një idiot si ky drejtori i kësaj shkolle, i cili i tejkalon kompetencat e tij, edhe e trazon atmosferën e qetësisë së këtyre ditëve. Besoj që kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, nuk do të lejojë që mbetjet komuniste ta privojnë vajzën prej shkollimit.” – ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme