Vajza përjashtohet nga shkolla në Shtime, vëllai: U largua vetëm pse barte shami - NACIONALE

Vajza përjashtohet nga shkolla në Shtime, vëllai: U largua vetëm pse barte shami

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sara Bungu është përjashtuar nga shkolla e mesme e ulët Emin Duraku në Shtime vetëm pse mbanë shami.

Kështu ka bërë të ditur vëllai i Sarës, Shkëlqim Bungu përmes një postimi në Facebook.

Shkëlqimi ka njoftuar se ka tentuar që të bisedojë me Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Shtimes si dhe drejtorin e shkollës, Rexhep Hasani, por sipas tij ata janë duke këmbëngulur që përjashtimi të vazhdoj në heshtje deri që Sara të largoj mbulesën për arsye të udhëzimit administrativ.

Shkëlqimi ka deklaruar se nuk ka pasur efekt biseda me komunën e as me drejtorin e shkollës.

Gazeta Nacionale ka tentuar të marrë një përgjigje nga Drejtoresha e Arsimit në komunë, Yllka Fejzullahu, si dhe nga kryetari Qemajl Aliu, por të dy nuk kanë kthyer përgjigje.

Postimi i plotë:

"Përjashtohet nga shkolla vetëm pse ka shami!"

Dje me date 05.05.2023 motra ime Sara Bungu përjashtohet jozyrtarish nga Shmu Emin Duraku Shtime.

Pas tentimeve dhe bisedimeve me drejtorinë e arsimit ne komunën e Shtimes drejtori i shkolles fillore e mesme e ulet - Rexhep Hasani , kembngul me kokfortesi qe perjashtimi te vazhdoje ne heshtje deri ne momentin qe nxensja te nderroj mendje dhe ta largon mbulesen, per arsye te udhezimit administrativ.

Nuk ka pasur efekt as komuna me drejtorin ne fjale...

Ftojme Bashkësia Islame e Kosovës dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Shtime te reagojne ndaj ketyre veprimeve anti islame dhe tedencioze .

Gjithashtu ftojme edhe shtetin e Kosoves te merr masa duke u bazuar ne nenet per te drejtat e njeriut si neni: 2, 18 dhe neni 26 i te drejtave dhe lirive te njeriut mbi praktikimin e fese.

Lajme të ngjashme